Top Channel transmetoi eventin më të rëndësishëm të yjeve të Hollywood-it, atë të ndarjes së çmimeve Oscar.
Transmetimi u moderua nga Ledion Liço, dhe mes të ftuarve ishte dhe një nga pronaret e Top Medias, Lori Hoxha.
Veshja e saj mori edhe shumë vemendje. E veshur me një fund të bardhë me pupla, dhe me një bluzë të qendisur me fije ari dhe një palë taka të bardha, Lori shkëlqeu mbrëmjen e djeshme.
Komentet për veshjen e Lorit ishin shumë pozitive, madje duke e cilësuar një veshje të denjë për tapetin e kuq.