Ndarja e detit në Hagë, flet ish-presidenti Topi: Vendimi personal i Ramës. Jo vetëm shkelje kushtetuese, tregon dhe paaftësinë e qeverisë në negociata

Publikuar tek: politike, më 16:57 26-10-2020 Ndarja e detit në Hagë, flet ish-presidenti Topi: Vendimi personal i Ramës. Jo vetëm shkelje kushtetuese, tregon dhe paaftësinë e qeverisë në negociata Ish-presidenti Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi komenton vendimin e dakortësuar të kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek për zgjidhjen e çështje së përcaktimit të kufirit detar në gjykatën ndërkombëtare në Hagë.

Topi e quan si vendim personal të kryeministrit Edi Rama zgjedhjen e Institucionit të Gjykatës Ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështjeje, dhe thotë se ka ardhur si rrjedhojë e paaftësisë së qeverisë shqiptare për të negociuar me palën greke.

“Personalisht nuk kam arsye ta konsideroj tradhëti, pasi nuk është e tillë. Në analizën time dorëzimi i çështjes së Detit në Gjykatën e Hagës, dëshmon së pari, një paaftësi e dështim të dukshëm në planin politik të qeverisë shqiptare, e cila thuajse nuk negocioi asnjëherë me qeverinë e z. Micotaqis dhe më shumë bëri reality shoë me përfaqësuesit e qeverisë së majtë të Ciprasit”, shprehet ai.

Në një intervistë për ‘Telegraf”, Topi shprehet se ky vendim, jo vetëm nuk është në dakortësi me presidentin dhe kuvendin, por është në shkelje të Kushtetutës.

“Si rezultat kemi një vendim personal të Kryeministrit dhe jo të Kuvendit e Presidentit për ta çuar në Hagë. Kjo gjë jo vetëm përbën shkelje kushtetuese por e çon Shqiperinë pa një zë të unifikuar e cila lexohet nga jashtë Shipërisë si pikë e dobët”, thotë më tej ish-presidenti Topi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « QEVERIA “merr në mbrojtje” Bollinon, ironizon gazetari i njohur: Ministrat e Ramës u vunë në “NJËSH-KOLLONË”, më etike të mbrohej gazetari…(E PLOTË)
‘Njeriu që i kthen fjalët në vepra’, fushatës së Veliajt i bashkohet edhe Rovena Dilo: Politika ka nevojë për Erionin që nuk ngopet duke punuar »
Article Logic
Execution time: 0.009976863861084
array(1) { ["section"]=> string(154) "ndarja-e-detit-ne-hage-flet-ish-presidenti-topi-vendimi-personal-i-rames-jo-vetem-shkelje-kushtetuese-tregon-dhe-paaftesine-e-qeverise-ne-negociata-225236" }