Ndarja e Kosovës, Pacolli: E kërkojnë Kremlini dhe Beogradi, por nuk do të ndodhë kurrë

Publikuar tek: rajon, më 18:56 14-09-2019 Ndarja e Kosovës, Pacolli: E kërkojnë Kremlini dhe Beogradi, por nuk do të ndodhë kurrë Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se Kremlini dhe Beogradi po kërkojnë ndarjen e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Pacolli ka shkruar se Rusia dhe Serbia heret a vonë do ta kuptojnë se tërësia territoriale e Kosovës është e paprekshme.

Postimi i plotë:

‘Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë është agresioni në ish regjionin e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a vonë’, ka shkruar Pacolli.

Ky reagim i Pacollit vjen pas deklaratave të ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bocan-Harhenkos, i cili tha se nuk e kupton pse ndarja e Kosovës do të përbënte një precedent ndërkombëtar.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022802829742432
array(1) { ["section"]=> string(91) "ndarja-e-kosoves-pacolli-e-kerkojne-kremlini-dhe-beogradi-por-nuk-do-te-ndodhe-kurre-178442" }