Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos, kryeministri Rama mesazh ngushëllimi për kompozitorin e njohur

Publikuar tek: aktualitet, më 12:43 20-11-2017 Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos, kryeministri Rama mesazh ngushëllimi për kompozitorin e njohur

Për ndarjen nga jeta të kompozitorit të madh Aleksandër Lalo në moshën 68-vjeçare kanë përcjellë mesazhet e ngushëllimit dhjetra figura të njohura të artit dhe skenës politike.

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot mesazhin e tij të ngushëllimit për kompozitorin e njohur, duke shkruar se Lalo është ndarë nga jeta por ka lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima.

“Aleksander Lalo, poeti i tastierës u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima.

U prehtë në paqe”, shkruan Edi Rama.

Aleksandër Lalo është një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë me një punë voluminoze nga krijimi i kolonave zanore më të spikatura të kinematografisë shqiptare deri te kompozimet e këngëve për festivale dhe vepra simfonike.

Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë.

Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973. Pervec veprimtarisë si kompozitor ai ka dhënë një kontribut te madh në kinematografi si kompozitor i rreth 25 filmave artistike dhe disa filmave vizatimore.  Lalo është edhe një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur të muzikës së lehtë. Shumë këngë të tij ishin të dashura për rininë në kohën që u kompozuan por ato vazhdojnë me po atë sukses të rikendohen edhe mbas shumë vitesh nga kengetarë të tjerë. Lalo si njohës shumë i mirë i orkestres ka dhënë edhe një kontribut të madh në orkestracion, përvec kompozimeve të tij ai ka orkestruar një numër të madh të kompozimeve qofshin këto të muzikës së lehtë apo vepra të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022447109222412
array(1) { ["section"]=> string(104) "ndarja-nga-jeta-e-aleksander-lalos-kryeministri-rama-mesazh-ngushellimi-per-kompozitorin-e-njohur-100205" }