Ndarja nga jeta e Avni Mulës, ambasada ruse mesazh ngushëllimi: Ishte dëshmi e qartë e miqësisë mes dy popujve, familja e tij është krenari kombëtare e Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:49 30-10-2020 Ndarja nga jeta e Avni Mulës, ambasada ruse mesazh ngushëllimi: Ishte dëshmi e qartë e miqësisë mes dy popujve, familja e tij është krenari kombëtare e Shqipërisë Avni Mula

Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare kompozitori i madh shqiptar Avni Mula, ndërsa ditën e sotme është dërguar për në banesën e fundit.

Ndërkohë një mesazh ngushëllimi ka dhënë edhe ambasada ruse në Shqipëri, që me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se jeta e kompozitorit ka qenë e lidhur ngushtë me Bashkimin Sovjetik dhe kulturën ruse, duke u bërë një dëshmi e qartë e miqësisë midis popujve.

Ambasada ruse shkruan se tashmë prej shumë vitesh familja e Avni Mulës konsiderohet krenari kombëtare e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Me hidhërim mësuam për ndarjen nga jeta të këngëtarit dhe kompozitorit të mrekullueshëm, Avni Mula.

Jeta e Avni Mulës ka qenë e lidhur ngushtë me Bashkimin Sovjetik dhe kulturën ruse duke u bërë një dëshmi e qartë e miqësisë midis popujve. Arsimin profesional muzikor Avni Mula e mori në Konservatorin Shtetëror të Moskës “P.I.Çajkovski” në vitet 1952-1957, ku edhe u njoh me gruan e tij të ardhshme, Ninën. Pas rivendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve tona shumë bashkatdhetarë dhe diplomatë rusë gjetën te ky njeri i respektuar një mik të vërtetë. Familja e Avni Mulës tashmë prej shumë vitesh me të drejtë konsiderohet krenari kombëtare e Shqipërisë.

U shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve! U prehtë në paqe!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari publikon foton dhe jep lajmin e mirë: Brenda muajit rikthehet grupi tjetër i fëmijëve nga Siria, mes tyre edhe Eva Dumani
U pendove që fute Monikën në Politikë? Përgjigjet Meta: Nuk e solla unë, aty e gjeta! »
Article Logic
Execution time: 0.011265993118286
array(1) { ["section"]=> string(166) "ndarja-nga-jeta-e-avni-mules-ambasada-ruse-mesazh-ngushellimi-ishte-deshmi-e-qarte-e-miqesise-mes-dy-popujve-familja-e-tij-eshte-krenari-kombetare-e-shqiperise-225859" }