Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Basha mesazh ngushëllimi: Angazhimi i tij gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike do të mbetet i pashlyeshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 12:31 22-11-2020 Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Basha mesazh ngushëllimi: Angazhimi i tij gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike do të mbetet i pashlyeshëm

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të ish zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Kopliku i prekur nga Covid-19.

Me anë të një postimi në ‘tëitter’ Basha shkruan se Kopliku dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike.

Ndër të tjera ai i shpreh ngushëllime familjes teksa shprehet se angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku. Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe,” shkruan Basha në postimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I vendosën tritol poshtë makinës/ 35-vjeçari nga Vlora kishte dy vite që ishte kthyer në Shqipëri, ja se si do të shpërthehej bomba
SKANDALI në Kakavijë/ Greqia kthen mbrapsh dy autobusë me shqiptarë, disa pasagjerë rezultuan pozitivë »
Article Logic
Execution time: 0.012811183929443
array(1) { ["section"]=> string(149) "ndarja-nga-jeta-e-bashkim-koplikut-basha-mesazh-ngushellimi-angazhimi-i-tij-gjate-qeverisjes-se-partise-demokratike-do-te-mbetet-i-pashlyeshem-228682" }