Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Rama: Do të më mungojë, mikut që s'e takova kurrë, por e desha mu si një personazh libri

Publikuar tek: aktualitet, më 11:15 22-11-2020 Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Rama: Do të më mungojë, mikut që s'e takova kurrë, por e desha mu si një personazh libri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të ish zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Kopliku, i cili u shua në moshën 77-vjeçare i prekur nga Covid-19.

Rama shprehet se ai i shkruante shpesh për punë të caktuara të qeverisë apo sugjerime e tij në momente të nxehta politike.

Kreu i Qeverisë shprehet se Kopliku ishte një demokrat sojli dhe se nuk pajtohej me kupolën e baltaxhinjve të PD.

E plotë nga Rama:

BASHKIM KOPLIKU u nda nga jeta pasi humbi betejën me virusin vrastar. Nuk u takuam dot asnjëherë, por ishim bërë miq përmes ëhatsapit, ku ai më shkruante shpesh, me pak fjali, opionionit e vet kritik për punë të caktuara të qeverisë apo sugjerimin e tij në momente të nxehta politike.

Bashkimi ishte një demokrat sojli e prandaj edhe i papajtueshëm me kupolën e baltaxhinjve të PD, liberal i djathtë, antikomunist i paepur por po aq antifashist dhe ndarja e tij me Partinë Demokratike, për të cilën kontribuoi fuqishëm në vitet e rrëmujshme pas krijimit të saj, ishte përveçse një refuzim thuajse përbuzës ndaj gjithçkaje mishëronte lideri i saj historik, edhe një mospajtim themelor me mungesën totale të identitetit të PD si parti e djathtë.

Nuk kam guxuar kurrë ta pyes për kë votonte, por di që distanca e tij ideologjike me PS ishte e pakapërcyeshme, ndërkohë që edhe për këtë arsye respekti krejt pa asnjë lloj interesi që më jepte në komunikimet tona, nuk e fsheh se ma përkëdhelte sedrën. Ai ishte një nga ata njerëz të rrallë sot, me virtytin e koherencës mes si fliste e si jetonte, burrë i ndershëm, fisnik nga ata kokëfortët deri në fund në të tijën, çka vihej re pa vështirësi edhe në ato që shkruante a thoshte kur e ftonin në ekrane - vite drite larg prej pazarxhiut tipik të kohëve që jetojmë, kategori e ulët e parimorëve mediatike, të cilët në mexhelis predikojnë virgjërinë teksa larg syve të publikut kurvërojnë me para, në këmbim të predikimeve të radhës.

Do të më mungojnë mesazhet e Bashkimit, mikut që s'e takova kurrë, por e desha mu si një personazh libri, me të cilin mbetesh përgjithmonë në një lidhje të pakonfirmuar.

U prehsh më në fund në paqe miku im

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta në kishën e Prullit në Lezhë: Rindërtimi tregon se fuqia vjen nga themelet, le të lutemi që Zoti të na ndihmojë për ta kaluar këtë sfidë
Covid-19 i mori dy vëllezërit brenda një dite, profesori kritika Ramës: Nuk e kanë fajin mjekët, por ju! Manastirliu e paaftë, Najada Çomo nuk di të drejtojë »
Article Logic
Execution time: 0.012945890426636
array(1) { ["section"]=> string(127) "ndarja-nga-jeta-e-bashkim-koplikut-rama-do-te-me-mungoje-mikut-qe-s-e-takova-kurre-por-e-desha-mu-si-nje-personazh-libri-228672" }