Ndarja nga jeta e biznesmenit të njohur në Tiranë, dedikimi prekës: Dikur më jepje kurajo, tani duhet ta bëj unë me fëmijët e tu

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:02 24-02-2018 Ndarja nga jeta e biznesmenit të njohur në Tiranë, dedikimi prekës: Dikur më jepje kurajo, tani duhet ta bëj unë me fëmijët e tu

Gëzim Memlika, pronari i markës së këpucëve “Bufalo” ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare dje në një spital në Tiranë, pas një aksidenti katër ditë më parë kur u godit nga një mjet.

Reagimet në rrjet janë masive ndërsa një prej mikeshave të biznesmenit, Ensela Zerani, kujton fjalët ngushëlluese të Gëzimit kur ajo humbi babain, dhe thotë se të njëjtën kurajo duhet t’i japë tani ajo fëmijëve të tij.

“Sa ironike është jeta... dikur ti më thoje se jam e fortë dhe me jepje kurajo kështu... tani këtë më duhet ta bej unë me fëmijet e tu. Sot qielli duhet të jetë i lumtur pasi ju shtua edhe një ëngjëll tjetër. Të jesh i sigurt qe aty lart të pret nje mik i mirë. Tu prehte shpirti ne paqe Gezim Memlika , do na mungosh të gjithëve”, shkruan Zerani.

Gezim Memlika, me origjinë nga Tepelena, humbi jetën në një moshën 58-vjeçare dhe sot përcillet për në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën pranë Universitetit të Sporteve ku mjeti tip Golf përplasi askidentalisht biznesmenin. Memlika ishte pronari i dyqaneve të këpucëve ”Bufalo”.

 

ensela.pngge.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011003017425537
array(1) { ["section"]=> string(132) "ndarja-nga-jeta-e-biznesmenit-te-njohur-ne-tirane-dedikimi-prekes-dikur-me-jepje-kurajo-tani-duhet-ta-bej-une-me-femijet-e-tu-111326" }