Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit, preket Rama: U deshën minuta të tëra ta besoja, sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment...

Publikuar tek: aktualitet, më 19:09 14-08-2019 Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit, preket Rama: U deshën minuta të tëra ta besoja, sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment... Gjergj Xhuvani

Për ndarjen e parakohshme nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani, shprehu pikëllimin dhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në profilin e tij në ‘’Facebook’’, Rama shkruan se ‘’iu deshën minuta të tëra për ta besuar lajmin e vdekjes’’ së artistit të njohur.

Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare pasi pësoi arrest kardiak në Romë. Ai po punonte për prodhimin e filmit ‘’Liqeni im’’.

Statusi i plotë: 

O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit.

Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment...

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri

S’kam fjalë...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016021966934204
array(1) { ["section"]=> string(130) "ndarja-nga-jeta-e-gjergj-xhuvanit-preket-rama-u-deshen-minuta-te-tera-ta-besoja-sa-pak-fjale-mblidhen-bashke-ne-kete-moment-175341" }