Kreu i PD Lulzim Basha shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të PD dhe ish-kryebashkiakut të Elbasanit Engjëll Dakli.
“Elbasani humbi qytetarin e tij të parë, ndërsa Partia Demokratike një aktivist tëë shquar”, shkruan ndër të tjera Basha.
“Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit, ish-deputetit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Engjëll Dakli.
Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë. Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.
Engjëll Dakli u nda nga jeta sot, në moshëm 65 vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19.