Ndarja nga jeta e ish-presidentit të FSHF-së, Armand Duka MESAZH ngushëllimi: Ishte mik i mirë

Publikuar tek: sport, më 09:53 16-10-2019 Ndarja nga jeta e ish-presidentit të FSHF-së, Armand Duka MESAZH ngushëllimi: Ishte mik i mirë Armand Duka dhe Miço Papadhopulli, foto e publikuar nga presidenti i FSHF-së

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendës së klubit të Partizanit Miço Papadhopulli.

Duka deklaron se kujtimet me Papadhopullin do të jenë të paharruara, ndërsa kujton titullin President Nderi i FSHF dhe e cilëson si një ish-mbrojtës të shkëlqyer dhe mik të mirë.

“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Miço Papadhopulli, President Nderi i FSHF, një ish-mbrojtës i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15151596069336
array(1) { ["section"]=> string(99) "ndarja-nga-jeta-e-ish-presidentit-te-fshf-se-armand-duka-mesazh-ngushellimi-ishte-mik-i-mire-182263" }