Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, kryetari i kuvendit Veseli shpreh ngushëllimet: Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me skenaret e tua

Publikuar tek: aktualitet, më 16:58 09-02-2019 Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, kryetari i kuvendit Veseli shpreh ngushëllimet: Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me skenaret e tua

Për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, skenaristit, publicistit Kiço Blushi ka shprehur ngushëllimet edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Veseli  është shprehur se breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë.

‘Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë’, shkruan Kadri Veseli

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023838043212891
array(1) { ["section"]=> string(148) "ndarja-nga-jeta-e-kico-blushit-kryetari-i-kuvendit-veseli-shpreh-ngushellimet-breza-te-tere-ne-kosove-jane-rritur-e-edukuar-me-skenaret-e-tua-152168" }