Ndarja nga jeta e Manolis Glezos/ Meta: Ndërroi shumë parti, por kurrë nuk duhet ta harrojmë porosinë e tij…

Publikuar tek: aktualitet, më 16:57 30-03-2020 Ndarja nga jeta e Manolis Glezos/ Meta: Ndërroi shumë parti, por kurrë nuk duhet ta harrojmë porosinë e tij…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit grek Manolis Glezos, duke e cilësuar si Heroin e Rezistencës Antifashiste.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai shprehet se populli grek humbi sot një ikonë të shpirtit të Tij liridashës, ndërsa shqiptarët humbën një mik shumë të çmuar të popullit dhe një përkrahës të palëkundur të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.

Sipas Metës, shqiptarët do ta kujtojnë dhe duartrokasin gjithmonë veprën e Glezos njësoj si eurodeputetët fjalën e tij të fundit për Europën 6 vjet me parë.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/nderron-jete-politikani-i-rezistences-qe-shkundi-parlamentin-grek-me-fjalimin-per-shqiptaret-200641

Statusi i plotë:

Sot u nda nga jeta Heroi i Rezistencës Antifashiste të Greqisë, Manolis Glezos i cili në moshën 18-vjeçare guxoi të hiqte nga Akropolis flamurin nazist me svastika duke paralajmëruar rezistencën heroike të popullit grek.

E gjithë jeta e Tij ishte përkushtim dhe sakrificë për popullin e tij kundër pushtuesve dhe kundër diktaturave. Pavarësisht vuajtjeve në burgjet e fashizmit dhe të juntës, Manolis Glezos kurrë nuk e humbi besimin te liria, demokracia dhe populli i Tij.

Ai nuk ju nda deri në fund të jetës të gjitha betejave për demokraci dhe drejtësi shoqërore duke qëndruar përherë në anën e duhur të historisë.

Manolis Glezos ndërroi shumë parti, por kurrë kauzat e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë sociale.

Populli grek humbi sot një ikonë të shpirtit të Tij liridashës, ndërsa ne shqiptarët humbëm sot një mik shumë të çmuar të popullit tonë dhe një përkrahës të palëkundur të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Ne do ta kujtojmë dhe duartrokasim gjithmonë veprën e Manolis Glezos njësoj si eurodeputetët fjalën e Tij të fundit për Europën 6 vjet me parë.

Kurrë nuk duhet ta harrojmë porosinë e tij: Mos i hidhni verës ujë! Fashizmi nuk ka vdekur!

I përjetshëm kujtimi i Tij!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093109607696533
array(1) { ["section"]=> string(111) "ndarja-nga-jeta-e-manolis-glezos-meta-nderroi-shume-parti-por-kurre-nuk-duhet-ta-harrojme-porosine-e-tij-200669" }