Ndarja nga jeta e Marko Bellos dhe Engjëll Daklit, Topalli: Vetëm lajme të trishta, na dridhet zemra për njerëzit tanë të dashur

Publikuar tek: aktualitet, më 14:21 04-12-2020 Ndarja nga jeta e Marko Bellos dhe Engjëll Daklit, Topalli: Vetëm lajme të trishta, na dridhet zemra për njerëzit tanë të dashur Jozefina Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli reagon për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Marko Bello dhe ish-ministrit e ish-kryebashkiakut të Elbasanit Engjëll Dakli.

“Vetem lajme te trishta degjojme gjate kesaj periudhe. Na dridhet zemra per njerezit tane te dashur kur perballemi me pandemine. Trishtohemi kur miqte semuren e gezohemi kur ia hedhin”, shkruan ndër tëë tjera Topalli, ndërsa thotë se lajmi se deputeti Andi Përmeti e kishte fituar betejën me Covid-19 e kishte gëzuar.

“Gjate diteve te fundit kam ndjekur duke pyetur miqte edhe per Andi Permetin, deputetin e ri nga Korca, dhe jam shume e gezur qe Andi kaloi rrezikun .

Por sot jam trishtuar shume kur mora vesht se deputeti Marko Bello nuk ia doli ne perballjen  me covid-19. E kujtoj si deputet shume korrekt, i moderuar dhe i njerzishem me te gjithe. Shpreh ngushellimet me te thella familjes. Nje humbje e rende per familjen e miqte e tij.

Tani po lexoj se ka ndrruar  jete edhe Engjell Dakli, ish kryetar i Bashkise Elbasan. E kujtoj me shume respekt ne te gjitha detyrat e tij. Njeri i matur, me integritet. Me vejn shume keq. Ngushellime familjes. Bashkohem me dhimbjen e familjes. Pushoftë ne paqe”, përmbyll Jozefina Topalli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kiço Londo lirohet nga detyra e drejtorit të Teatrit Eksperimental, e zëvendëson regjisori Altin Basha
Atentati me kallashnikov në Lezhë, shënjestra Aleksandër Deda konflikt me ish-deputetin e PS; provë me vlerë telefoni i gjetur pranë makinës »
Article Logic
Execution time: 0.0098800659179688
array(1) { ["section"]=> string(132) "ndarja-nga-jeta-e-marko-bellos-dhe-engjell-daklit-topalli-vetem-lajme-te-trishta-na-dridhet-zemra-per-njerezit-tane-te-dashur-230163" }