Ndarja nga jeta e profesorit të njohur, reagon Meta: Mjekësia shqiptare humbi një model frymëzimi për brezat e rinj

Publikuar tek: aktualitet, më 10:16 07-06-2020 Ndarja nga jeta e profesorit të njohur, reagon Meta: Mjekësia shqiptare humbi një model frymëzimi për brezat e rinj Panajot Boga

Ditën e sotme ka ndërruar jetë profesori dhe mjeku i njohur i ortopedisë Panajot Boga.

 

Lidhur me ndarjen nga jeta të mjekut, ka reaguar presidenti Ilir Meta i cili shkruan se “mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve”.

Sakaq presidenti i shpreh ngushëllimet familjes së mjekut, të afërmive dhe miqve të tij.

“Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të nderuar dhe mjekut të shquar të Ortopedisë shqiptare, Panajot Boga.

Mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.

Ngushëllime të sinqerta familjes së dashur Boga, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë komunitetit të mjekëve.

I përjetshëm kujtimi i Profesor Bogës”, shkruan Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093991756439209
array(1) { ["section"]=> string(120) "ndarja-nga-jeta-e-profesorit-te-njohur-reagon-meta-mjekesia-shqiptare-humbi-nje-model-frymezimi-per-brezat-e-rinj-209358" }