Ndarja nga jeta e senatorit McCain, Meta mesazh ngushëllimi: Shqiptarët humbën një mik të veçantë

Publikuar tek: politike, më 09:57 26-08-2018 Ndarja nga jeta e senatorit McCain, Meta mesazh ngushëllimi: Shqiptarët humbën një mik të veçantë

Presidenti Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan John McCain, i cili humbi betejën nga sëmundja e rëndë e tumorit në tru.

Meta nëpërmjet një mesazhi ngushëllues lartëson figurën dhe kontributin e senatorit për Kosovën dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Mesazhi i plotë i Metës:

Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është një lajm i hidhur për mua dhe për të gjithë shqiptarët.

Sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe.

Ai i shërbeu lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë e veçanërisht në Ballkan.

Senatori McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Ai u bë një ndër mbështetësit kryesorë të antarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit tonë në NATO për të cilën të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës.

Angazhimi i përkushtuar i njerëzve të tillë si McCain për cështjen e të drejtave dhe të lirive të popujve të shtypur në botë e kanë bërë SHBA-në një vend lider të demokracisë dhe rriti simpatinë e saj në gjithë botën.

Sot shqiptarët humbën një mik të veçantë e të pazëvendësueshëm.

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023022890090942
array(1) { ["section"]=> string(102) "ndarja-nga-jeta-e-senatorit-mccain-meta-mesazh-ngushellimi-shqiptaret-humben-nje-mik-te-vecante-132196" }