Ndarja para kohe nga jeta e ish-deputetit të PD, reagon Lulzim Basha: U prehtë në paqen e zotit

Publikuar tek: politike, më 17:37 30-01-2018 Ndarja para kohe nga jeta e ish-deputetit të PD, reagon Lulzim Basha: U prehtë në paqen e zotit

Reagon kreu i PD Lulzim Basha për ndarjen nga jeta ish-deputetit të Partisë Demorkatike Idriz Xhumara si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

I trishtuar për lajmin e hidhur, Basha shkruan se Xhomara ishte modeli i burrit të ndershëm dhe me integritet, ndaj dhe matianët e zgjodhën si përfaqësuesin e tyre.

Idriz Xhumara ishte deputet në legjislautrën e vitit 2005 si përfaqësues i PD, ndërkohë në 2009-ën ai u përjashtua nga lista e kandidatëve, ku renditej i gjashti dhe në vend të tij u përcaktua Dhurata Çupi, duke plotësuar kështu edhe kushtin e përfaqësimit të femrave. 

REAGIMI I PLOTË I LULZIM BASHËS:

Me trishtim ndaj nje lajm te hidhur per familjaret, miqte, matjanet, demokratet dhe per kedo qe e njohu Idriz Xhomaren, i cili u largua sot para kohe nga jeta.
Idrizi Xhomara ruajti gjate gjithe jetes, aktivitetit dhe punes se tij vlerat dhe parimet me te larta te nje burri te ndershem e me integritet.
Eshte kjo arsyeja pse matjanet e zgjodhen dy here si perfaqesuesin e tyre ne Kuvendin e Shqiperise, me vote te drejtperdrejte, sepse Idrizi i bente nder jo vetem Partise Demokratike dhe demokrateve por gjithe komunitetit.
Ekspert i shquar ne shkencat bujqesore dhe autor i disa publikimeve me peshe ne kete fushe, Idriz Xhomara mberthente brenda personalitetit te tij, erudicionin akademik dhe urtesine proverbiale matjane, pasionin dhe gatishmerine per t’ju gjendur njerezve ne nevoje, pa pushim, pa ndalim. Mati dhe matjanet ishin dashuria e tij e madhe. 
Mendimet dhe lutjet e mija shkojne se pari tek familja e Idrizit, bashkeshortja e tij Sofia, vajzat Miranda, Aida dhe Xhoana dhe djali i tij Hektori, por edhe tek miqte e tij te shumte. Zoti ju dhente force, i paharrueshem qofte kujtimi i tij dhe mirenjohja per gjithcka te mire qe la pas. U prehte ne paqen e Zotit!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011568069458008
array(1) { ["section"]=> string(100) "ndarja-para-kohe-nga-jeta-e-ish-deputetit-te-pd-reagon-lulzim-basha-u-prehte-ne-paqen-e-zotit-108507" }