'Nder i Kombit dhe i skenës shqiptare', zbulohet dhurata e Metës për 80-vjetorin e Reshat Arbanës

Publikuar tek: politike, më 17:37 15-09-2020 'Nder i Kombit dhe i skenës shqiptare', zbulohet dhurata e Metës për 80-vjetorin e Reshat Arbanës Reshat Arbana

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar sot në 80-vjetorin e lindjes, aktorin e madh Reshat Arbana.

Kreu i Shtetit përmes një shënimi në facebook, duke e cilësuar si të papërsëritshëm dhe një talent të jashtëzakonshëm, thekson se Arbana ka kontribuar shumë duke e pasuruar kulturën tonë kombëtare.

Meta i ka dhuruar atij 80 trëndafila të bardhë, të cilët korespondojnë me 80 vite jetë mbi supe.

buqeta.jpg

Urimi i Ilir Metës

Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes!

Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Me padurim presim ta rishohim në role të reja!

Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010174036026001
array(1) { ["section"]=> string(101) "nder-i-kombit-dhe-i-skenes-shqiptare-zbulohet-dhurata-e-metes-per-80-vjetorin-e-reshat-arbanes-220484" }