Ndër të parët që denoncoi ‘Sterilizimin’, mjeku Artan Koni pjesë e Nismës Thurje: S’ka aparatura dhe shtretër. Spitali t’i bëjë vetë tenderat, jo Ministria e Shëndetësisë

Publikuar tek: politike, më 19:16 28-11-2020 Ndër të parët që denoncoi ‘Sterilizimin’, mjeku Artan Koni pjesë e Nismës Thurje: S’ka aparatura dhe shtretër. Spitali t’i bëjë vetë tenderat, jo Ministria e Shëndetësisë Artan Koni

Sot lëvizja ‘Nisma thurje’, dikur një lëvizje sociale, është zyrtarizuar në një lëvizje politike, duke prezantuar online programin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit 2021.

Pjesë e kësaj lëvizje është bërë dhe mjeku i njohur Artan Koni, ndër të paktët mjekë që ka bërë denoncime apo kritika në nivele të larta të vetë spitalit si Institucion, por dhe deri të Ministria e Shëndetësisë.

Koni është mjeku që ka denoncuar më herët koncesionin e sterilizimit si dhe shpeshherë ka qenë një zë kritik gjatë kësaj periudhe pandemie në vendin tonë.

Sot ai foli në kuadër të prezantimit të programit të “Thurjes” duke thënë se vendi dhe shëndetësia ka shumë problematika, të cilat mund të gjejnë zgjidhje, duke bërë të mundur decentralizmin e shëndetësisë. Tenderat të bëhen nga vetë spitali dhe jo MSH.

Artan Koni: Unë dua të flas për një temë që merrem përditë. Problemet e shëndetësisë shqiptare. Mungesa e bazës materiale. Besoj e dini të gjithë që në spitalet shtetërore mungojnë ilaçet, aparaturat moderne, shtretërit. Sot jemi vendi me numër shtretërish më të ulët në Europë. Shkaku kryesor është centralizimi i shëndetësisë shqiptare. Tenderat bëhen nga Ministria. Spitalet dërgojnë kërkesën te MSH, Ministria e Shëndetësisë bën tenderin dhe dërgohen specifikat. Në praktikë, nëse spitali kërkon ‘x’ sasi ilaçesh, MSH dërgon ‘y’, një sasi më të vogël, dhe me cilësi më të ulët. Ne tani duam të bëjmë decentralizimin. Që spitalet të vetëmenaxhohen. Tenderat të mos i bëjë MSH, por t’i bëjë vetë spitali. Do t’i menaxhojë në mënyrë të sukseshme paratë, dhe tepricat do t’i përdorë për të përmirësuar kushtet spitalore për pacientët. Paratë mund të merren nga i gjithë lumi i lekëve që ne paguajmë për shëndetësinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nisma thurje prezanton programin për zgjedhjet e 25 prillit, Hajdari, Soko e Gerta Loku premtojnë shumë: Do futemi në Parlament dhe do bëjmë ndryshimin, do i japim dorën fshatit
‘Gjermania s’ka shtretër në spitale’, Pjerin Ndreu tallet me Bashën: Merkel “e paaftë!” Do i kërkojë mendim Lulit se ai ka planin me 5 pika »
Article Logic
Execution time: 0.009955883026123
array(1) { ["section"]=> string(171) "nder-te-paret-qe-denoncoi-sterilizimin-mjeku-artan-koni-pjese-e-nismes-thurje-s-ka-aparatura-dhe-shtreter-spitali-t-i-beje-vete-tenderat-jo-ministria-e-shendetesise-229467" }