Ndër të parët që na erdhën në ndihmë pas tërmetit, ja çfarë shkruan “Protezione Civile” për ekipin me 30 mjekë e infermierë shqiptarë që shkuan në Itali

Publikuar tek: bota, më 19:06 29-03-2020 Ndër të parët që na erdhën në ndihmë pas tërmetit, ja çfarë shkruan “Protezione Civile” për ekipin me 30 mjekë e infermierë shqiptarë që shkuan në Itali

Ekipet e shpëtimit nga Italia, pjesë e Departamentit të Mbrojtjes Civile, ishin ndër të parët që zbarkuan në Durrës kur vendi ynë u godit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Por vajtja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në ndihmë të pacientëve në vatrën e koronavirusit në Itali, ka prekur-qindra mijëra italianë. Gjesti është vlerësuar në masë në një kohë kur Italia ndjehet e braktisur nga partnerët europianë në këtë luftë që duhet ta përballojë e vetme dhe që e ka goditur rëndë.

Përveç kryeministrit Italian Giuseppe Conte dhe një sërë zyrtarësh të lartë, edhe Protezione Civile e ka përshëndetur ndihmën nga Shqipëria “e vogël por me zemër të madhe”.

“Në nëntor, një tronditje e fortë tërmeti goditi Shqipërinë. Makineria italiane e shpëtimit u mobilizua menjëherë, duke dërguar në vendngjarje mjekë, vullnetarë të mbrojtjes civile, teknikë dhe ekipe kërkimi dhe shpëtimi. Sot është Shqipëria që mbështet përgjigjen tonë ndaj urgjencës së koronavirusit me një ekip mjekësh dhe infermierësh që do të punësohen në Lombardi”, shkruan Mbrojtja Civile Italiane.

sdfsdgsgdsdg.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.011317014694214
array(1) { ["section"]=> string(156) "nder-te-paret-qe-na-erdhen-ne-ndihme-pas-termetit-ja-cfare-shkruan-protezione-civile-per-ekipin-me-30-mjeke-e-infermiere-shqiptare-qe-shkuan-ne-itali-200566" }