Ndërgjegjësimi i qytetarëve i ulët, Brataj bën parashikimin e frikshëm: Mund të regjistrojmë edhe mbi 1000 raste ditore me Covid

Publikuar tek: aktualitet, më 23:07 19-11-2020 Ndërgjegjësimi i qytetarëve i ulët, Brataj bën parashikimin e frikshëm: Mund të regjistrojmë edhe mbi 1000 raste ditore me Covid Skender Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka pranuar se në ditët e ardhshme numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë mund të arrijë edhe mbi 1000 të infektuar në harkun e 24 orëve.   

Në emisionin "Repolitix", Brataj parashikoi se nëse ndërgjegjësimi i qytetarëve nuk vjen dhe rritet, muaji nëntor dhe dhjetor do të njohin shifra të larta të të infektuarve.

"Është rritur përhapja e infeksioni dhe është normale me kushtet e pandemisë që ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet që një përqindje e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale. Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë, deri sa numrat janë ende në rritje nëntori dhe dhjetori do të kemi rritje, që mund të kalojnë edhe numrin mbi 1000 të prekur në ditë", tha Brataj.

Ditën e sotme u shënua numri më i lartë i të prekurve në 24 orët e fundit që prej fillimit të pandemisë. Ndërkohë, 11 qytetarë humbën 'luftën' me koronavirusin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Carlo Bollino 'PLAS' bombën në emision: Në 1999 kam parë Bashën në Kukës, mund të dëshmojë dhe Ilir Meta
"Partia shtrihet horizontalisht", Ylli Rakipi ironizon me deklaratën e Spiropalit: Me siguri shtriheni edhe vertikalisht, jeni zonjë e fortë shumë! »
Article Logic
Execution time: 0.0057671070098877
array(1) { ["section"]=> string(133) "ndergjegjesimi-i-qytetareve-i-ulet-brataj-ben-parashikimin-e-frikshem-mund-te-regjistrojme-edhe-mbi-1000-raste-ditore-me-covid-228419" }