Ndërgjegjësohet Monika Kryemadhi, shfaqet për herë të parë me maskë dhe voton në zgjedhjet e LSI: Vetëm partia ma mbledh, askush tjetër!

Publikuar tek: politike, më 12:35 21-11-2020 Ndërgjegjësohet Monika Kryemadhi, shfaqet për herë të parë me maskë dhe voton në zgjedhjet e LSI: Vetëm partia ma mbledh, askush tjetër! Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka votuar pak më parë në zgjedhjet e kësaj partie për të kryetaren, anëtarësinë dhe strukturat drejtuese. Ajo që ra në sy te Kryemadhi, ishte mbajtja e maskës që kryetarja e LSI e vendosi për herë të parë.

Ka qenë një anëtare e LRI ajo që i ka dhuruar maskën Kryemadhi. “Ju lutem ju kemi sjellë një maskë për tu mbrojtur”, tha ajo, ndërsa kryetarja e LSI pasi e mori, ia ktheu “Ju mbroj juve se veten s’ka nga ta mbroj.”

Duke folur për mediat, Kryemadhi tha se deri në këto momente anëtarësia e LSI ka marrë pjesë masivisht në votim. E pyetur nga gazetarët për maskën, ajo tha se vetëm partia ia ka mbledhur, askush tjetër.

Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit:

Sot unë dhash një votë si të gjithë anëtarët e LSI. Shoh shumë vajza të reja dhe të rinj që i janë bashkuar LSI në këto vite të opozitës. Unë sot garoj për tu rikonfirmuar. Po pres me padurim zgjedhjen e ekipit drejtues, të gjitha struktuareve drejtuese që do të dalin nga ky preoces. Që do të drejtojnë LSI në misionin e saj kombëtar, për t’ju dhënë shqiptarëve të ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre.

Jam shumë krenare për ata të rinj dhe të reja që sot kanë zaptuar dhe kanë pushtuar zyrta e qendrat e votimit të LSI, me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Kjo tregon se firorja jonë në 25 prill do të jetë e m,adghe. Por nuk ëhstë firore e LSi por e të rinjve.

Në fakt, partia ma mbledh. Nuk ma mbledh dot njeri tjetër. Unë përsëri vazhdoj të mendoj që maska është një element që mbahet në ambient të mbyllur, njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë, jo se i kërcënojnë. Shqiptarët nuk i mund as koronavirus, as varfëria, as diktatura, janë një popull që brenda vetes së tyre kanë dashurinë, solidaritetin, lidhjen dhe forcën me njëri-tjetrin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti Meta në kremtimin e 111 vjetorit të Kongresit të Dibrës: Shuëm i lumtur të jem pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve
Taulant Balla nuk ‘i ndahet’ Lulzim Bashës: Pse e fsheh rolin si Përgjegjës Operacional i Hagës? Sqaro firmën për hetimin e luftëtarëve të UÇK »
Article Logic
Execution time: 0.01337194442749
array(1) { ["section"]=> string(139) "ndergjegjesohet-monika-kryemadhi-shfaqet-per-here-te-pare-me-maske-dhe-voton-ne-zgjedhjet-e-lsi-vetem-partia-ma-mbledh-askush-tjeter-228589" }