Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e SHBA, djali i Donald Trump do të japë dëshminë në Senat

Publikuar tek: bota, më 22:54 15-05-2019 Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e SHBA, djali i Donald Trump do të japë dëshminë në Senat Djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr

Komisioni i Senatit i SHBA është dakordësuar që djali i Presidentit Donald Trump, do të paraqitet për një seancë pyetjesh me dyer të mbyllura në muajin qershor.

Komisioni po kryen një hetim rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 dhe ka kërkuar thirrjen e Donald Trump Jr për shkak të një deklarate të tij të vitit 2017 që bie në kundërshtim me atë që ka thënë përpara një komisioni të Kongresit.

Djali i madh i presidentit Trump u tërhoq nga dëshmia në Kongres, duke e detyruar komisionin që të lëshojë një urdhër zyrtar për të marrë dëshminë e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02721905708313
array(1) { ["section"]=> string(95) "nderhyrja-e-rusise-ne-zgjedhjet-e-shba-djali-i-donald-trump-do-te-jape-deshmine-ne-senat-164486" }