Stafi i mjekeve kardiokirurgë me në krye Dr.Med. Arben Kojqiqi, kirurg kardiotorakal në Spitalin Amerikan ka realizuar me sukses nderhyrjen e veçantë kirurgjikale Riparim i Pectus excavatum. "Nuss" është një procedurë e cila u realizua për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë tek një pacient 25 vjeçar.
Ardian Maraj pacienti 25 vjeçar i është nënshtruar kirurgjisë së specializuar në spitalin Amerikan sepse prej vitesh vuan nga kjo sëmundje e cila vazhdon me dhembje të kraharorit dhe vështirësi të theksuara në frymëmarrje.
Procedura Nuss është riparim i defekteve torakale me ndërhyrje mini-invazive dhe me kamer.
Kjo teknike konsiston në vendosjen e shufrave metalike në zonën e kraharorit me ndihmen e kamerës, e cila lejon dhe krijon akses për të riparuar në zonën e dëmtuar.
Falë kësaj ndërhyrje të realizuar në këtë Spital 25 vjeçari do të mund të marë frymë lehtësisht dhe i qetë.