Ndërhyrja ruse në zgjedhjet presideciale amerikane, raporti i prokurorit Mueller publikohet të enjten

Publikuar tek: bota, më 22:40 15-04-2019 Ndërhyrja ruse në zgjedhjet presideciale amerikane, raporti i prokurorit Mueller publikohet të enjten Prokurori special Mueller dhe presidenti amerikan Trump

Ministria amerikane e Drejtësisë ka njoftuar sot se raporti i prokurorit special, Robert Mueller, në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016 dhe dyshimet për pengim të drejtësisë nga ana e presidentit Trump, do të publikohet të enjten.

Publikimi i raportit 400 faqesh, në një version ku janë hequr pjesët konfidenciale, do të nxirret tre javë pas botimit nga ministri i Drejtësisë, Billy Barri të një përmbledhje prej katër faqesh.

Ministri i Drejtësisë Barri njoftoi se më 24 mars hetimi i prokurorit Muller ka përfunduar, pasi Mueller nuk kishte gjetur prova të ndonjë lidhjeje mes Rusisë dhe kandidatit republikan Trump gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit 2016.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064089298248291
array(1) { ["section"]=> string(107) "nderhyrja-ruse-ne-zgjedhjet-presideciale-amerikane-raporti-i-prokurorit-mueller-publikohet-te-enjten-160571" }