'Nderi i Kombit', Meta dekoron kirurgun e shquar ortoped Prof.Dr. Panajot Boga

Publikuar tek: aktualitet, më 15:47 29-09-2020 'Nderi i Kombit', Meta dekoron kirurgun e shquar ortoped Prof.Dr. Panajot Boga

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka akorduar sot dekoratën e lartë "Nderi i Kombit", Prof.Dr. Panajot Bogën, emblemën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë shqiptare, kirurg dhe shkencëtar i përmasave europiane.

Meta shprehet se Boka ka lënë pas një trashëgimi të vyer dhe të respektuar nga të gjithë.

“Kënaqësi e veçantë të vlerësoja me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” një prej kolosëve të mjekësisë sonë, Prof.Dr. Panajot Bogën, emblemën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë shqiptare, kirurg dhe shkencëtar i përmasave europiane.

Duke lënë pas një trashëgimi të vyer dhe të respektuar nga të gjithë, Prof.Dr. Boga është një shembull frymëzimi për bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij, veçanërisht për gjeneratat e reja të mjekëve shqiptarë, si modeli i kirurgut unikal, i cili punoi deri në moshën 87-vjeçare, me përkushtim dhe humanizëm të rrallë në shërbim të njerëzve në nevojë,” shkruan Meta.

Kujtojmë që Boga ka ndërruar jetë 3 muaj më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident te Ministria e Brendshme, makina përplas rëndë biçiklistin, i riu në rrugë po humbet gjak (FOTO)
F-16 TURKE rrëzon avionin e forcave ajrore armene, vdes piloti »
Article Logic
Execution time: 0.011277914047241
array(1) { ["section"]=> string(81) "nderi-i-kombit-meta-dekoron-kirurgun-e-shquar-ortoped-prof-dr-panajot-boga-222120" }