Nderohet me çmim karikaturisti që ofendoi myslimanët me karikaturën e Profetit

Publikuar tek: bota, më 18:47 14-03-2015 Nderohet me çmim karikaturisti që ofendoi myslimanët me karikaturën e Profetit Karikaturisti Lars Vilks qe u nderua me çmim ne parlamentin danez

Karikaturisti suedez Lars Vilks mori një çmim kurajoje nga një grup i medias së lirë në një ceremoni me masa të rrepta sigurie në Parlamentin Danez. Karikaturisti suedez që karikaturoi profetin Muhamed si një qen, u shfaq në daljen e tij të parë publike që nga koha kur po ndiqte një debat në Kopenhagen muajin e kaluar, dhe u bë shënjestër e sulmeve. Karikaturat e tij ofenduan shumë myslimane dhe ai tani jeton në ruajtje në Suedi. 

Muajin e kaluar, një person sulmoi sinagogën në Kopenhagen ku mbahej debati, duke vrarë dy persona. Një regjizor humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kafe duke ndjekur debatin ndërkohë që një roje u vra jashtë sinagogës.

Agresori, Omar El Hussein më pas u vra nga policia. Ai ishte liruar kohë më parë, para se të vritej nga burgu, por nuk kishte të dhëna se i përkiste ndonjë celule terroriste. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011257886886597
array(1) { ["section"]=> string(83) "nderohet-me-cmim-karikaturisti-qe-ofendoi-myslimanet-me-karikaturen-e-profetit-5897" }