Ndërprerja e Vettingut për Llallën, çfarë ndodh me faktet e mbledhura deri tani? Përgjigjet KPK

Publikuar tek: aktualitet, më 18:44 19-02-2018 Ndërprerja e Vettingut për Llallën, çfarë ndodh me faktet e mbledhura deri tani? Përgjigjet KPK

Pas ndërprerjes se vetingut per ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, Vizion Plus iu drejtua zyrtarisht Komisionit te Pavarur te Kualifikimit per te mësuar se cfare ndodh me faktet e mbledhura gjate procesit te rivlerësimit.

Komisioni i Vetingut preferon të shmangë komentet në këtë fazë të procesit, por nuk e mohon se do t’i drejtohet Prokurorisë në rast të sigurimit të dokumenteve që faktojnë shkeljet.

“Ju sqarojmë se jemi të detyruar të respektojmë dhe zbatojmë në germë dhe frymë ligjin nr. 84/2016, i cili në nenin 4, pika 7, thotë se e drejta e informimit, e parashikuar në ligjin “mbi të drejtën e informimit”, mund të kufizohet duke respektuar parimin e proporcionalitetit nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë për administrimin e procesit të rivlerësimit”, thuhet në reagimin e Komisionit të Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sqaron me tej se aktualisht  po punon për hartimin e vendimit të arsyetuar, per Adriatik Llallën, i cili  brenda 30 ditëve do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerit publik, vëzhguesve ndërkombëtarë, si edhe do të bëhet publik në faqen zyrtare të institucionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Furgoni me 9 pasagjerë bllokohet 2 orë në borë, si i ndihmuan banorët
Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, gazetarja tregon emrin: Një tjetër ish-ministër do thirret në Prokurori »
Article Logic
Execution time: 0.012546062469482
array(1) { ["section"]=> string(100) "nderprerja-e-vettingut-per-llallen-cfare-ndodh-me-faktet-e-mbledhura-deri-tani-pergjigjet-kpk-110778" }