Ndërprerje energjie nesër në Tiranë, ja zonat dhe oraret

Publikuar tek: aktualitet, më 21:57 26-01-2017 Ndërprerje energjie nesër në Tiranë, ja zonat dhe oraret

Operatori i Shperndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se për shkak të punimeve për fuqizimin e rrjetit elektrik në Tiranë, nesër nga ora 09:00 deri në 14:00 do të ketë kufizime energjie.

OSHEE bën me dije se kufizimet do jenë në rrugën “Brigada VIII” pjesërisht dhe tek zona pranë kinema “Agimi”.

Prej disa ditësh, banorët e kryeqytetit po vuajnë ndërprerjen e energjisë elektrike që sipas pretendimeve të OSHEE, po kryhet për shkak të punimeve në rrjet.

Në kuader te investimeve për fuqizimin e rrjetit elektrik në Tiranë, OSHEE njofton se nesër do të kryhen punime në një nga kabinat që furnizojnë me emergji abonentët që banojnë në rrugën "Muhamet Gjollesha" dhe zonën pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore pjesërisht. Orari i kufizimit të energjise elektrike për këto zona është ora 09:30 deri në 12:30.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vila 1.6 milion euro e Vlahutin, reagon BE
Denoncimi: Ilaçet për probleme mendore shiten si produkte tregu (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01079797744751
array(1) { ["section"]=> string(61) "nderprerje-energjie-neser-ne-tirane-ja-zonat-dhe-oraret-66785" }