“Ndërprit tenderat”, Astrit Patozi thirrje Ramës: Shumica e shqiptarëve po sillen si në luftë, s’ka kuptim që pjesa tjetër të hanë e të pinë si në kohën e Zogut

Publikuar tek: politike, më 22:01 28-03-2020 “Ndërprit tenderat”, Astrit Patozi thirrje Ramës: Shumica e shqiptarëve po sillen si në luftë, s’ka kuptim që pjesa tjetër të hanë e të pinë si në kohën e Zogut Mberritja e mjekeve dhe infermiereve shqiptare ne Itali

Politikani Astrit Patozi i bën thirrje kryeministrit Rama të ndërpresë tenderat, ndërsa përshëndet vendimin për dërgimin në Itali të 30 mjekëve e infermierëve.

“Por ndërpriti ato tenderat e turpshëm, se nuk mund të bëhet dashuri në kohën e kolerës. Ndryshe i bie që kjo luftë nuk qenka njësoj për të gjithë, por vetëm për një pjesë të popullit. Nuk ka asnjë kuptim që në këto ditë të adresohen fonde për rehabilitimin e qendrave të qyteteve, ndërkohë që, nëse armiku na vë përpara, nesër mund të mos na duhen më fare qytetet”, shkruan Patozi.

Më tej, koordinatori i Bindjes Demokratike thotë se shumica e shqiptarëve po sillen si në luftë ndaj nuk ka kuptim që një pjesë e vogël zyrtarësh apo shqiptarë të zgjedhur “të hanë e të pinë si në kohën e Zogut.”

Shkrimi i plotë i Astrit Patozit:

MOS E ZHVLERËSO SAKRIFICËN E HERONJVE TË LUFTËS!

Dërgimi i ekipit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ishte një gjest i bukur, që ia vlen të përshëndetet dhe për këtë nuk ka nevojë të jesh patjetër shqiptar. Zihuni gjithë ditën me Tritanin, po të doni, se e kujt është merita, se nuk na prish shumë punë. Ti bërtit sa të mundesh që i dërgoi qeveria dhe i përcolle me dorën tënde 1 metër larg në Rinas, ndërsa ai të këmbëngulë gjithë ditën se ata i çoi atje vetëm ndërgjegja e tyre.

Por ndërpriti ato tenderat e turpshëm, se nuk mund të bëhet dashuri në kohën e kolerës. Ndryshe i bie që kjo luftë nuk qenka njësoj për të gjithë, por vetëm për një pjesë të popullit. Nuk ka asnjë kuptim që në këto ditë të adresohen fonde për rehabilitimin e qendrave të qyteteve, ndërkohë që, nëse armiku na vë përpara, nesër mund të mos na duhen më fare qytetet.

Në rast se shumica e popullit po sillet dhe po jeton realisht si në luftë, nuk mundet që një pjesë e vogël zyrtarësh apo shqiptarësh të zgjedhur të hanë e pinë njësoj si në kohë të Zogut. Masa e parë që ka vlerë në këtë rast është që të ndërpritet çdo shpenzim i panevojshëm apo që mund të shtyhet në kohë, në mënyrë që Shqipëria të ketë, jo arnime që ndryshojnë përditë, por një buxhet të plotë lufte.

Ndryshe, zhvlerësohet çdo sakrificë që po bën një popull i tërë në karantinë dhe hidhen në kosh edhe akte të tilla vetëmohimi dhe soledariteti si ai i ekipit sanitar, i cili mbërriti sot në Romë për t’ju gjendur në krah Italisë mike, që po e vuan më shumë se kushdo tjetër pandeminë botërore të COVID 19.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.014580965042114
array(1) { ["section"]=> string(162) "nderprit-tenderat-astrit-patozi-thirrje-rames-shumica-e-shqiptareve-po-sillen-si-ne-lufte-s-ka-kuptim-qe-pjesa-tjeter-te-hane-e-te-pine-si-ne-kohen-e-zogut-200462" }