Ndërpritet përkohësisht lufta, vendoset armëpushim në jug të Sirisë

Publikuar tek: bota, më 06:15 04-07-2017 Ndërpritet përkohësisht lufta, vendoset armëpushim në jug të Sirisë

Ushtria siriane njoftoi armëpushim të njëanshëm disaditor në jug të vendit, që përkon me zhvillimin e negociatave të reja me rebelët në Astana.

Sipas një komunikate të cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve “Sana”, ushtria ka shpallur një ndërprerje të armiqësive nga 2 korriku deri më 6 korrik në provincat Deraa, Qouneitra dhe Soueida.

“Për të mbështetur procesin e paqes dhe pajtimin kombëtar, një ndërprerje e armiqësive hyri në fuqi më 2 korrik në orën lokale 14:00 dhe do të zgjasë deri më 6 korrik në mesnatë”, thuhet në njoftim.

Armëpushimi nuk do të përfshijë luftimet kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011144161224365
array(1) { ["section"]=> string(72) "nderpritet-perkohesisht-lufta-vendoset-armepushim-ne-jug-te-sirise-84901" }