Që prej ditës së djeshme në qendër të Tiranës është ndërprerë sinjali telefonik. Mësohet se selia e PS-së, ministria e Energjisë, ajo e Bujqësisë si dhe institucione të tjera që ndodhen në këtë zonë nuk kanë sinjal për celularët.
Asnjë prej kompanive të celularëve nuk kanë sinjal në këtë pjesë të Tiranës, gjë që të bën të mendosh se atje është vendosur një bllokues valësh telefonike.
Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një defekt të kompanive në këtë zonë apo me bllokues valësh.
Gjithsesi mbetet e paqartë se përse kjo zone e rëndësishme në kryeqytet që prej ditës së djeshme vazhdon të ketë sinjal telefonik të kufizuar dhe me ndërprerje.