Ndërrim pushtetesh, largim nga puna e administratës, Klodiana Lala: Miliona euro dëm buxhetit të shtetit

Publikuar tek: ekonomi, më 22:35 05-04-2017 Ndërrim pushtetesh, largim nga puna e administratës, Klodiana Lala: Miliona euro dëm buxhetit të shtetit

Largimet nga puna në administratë sa herë që ndërron pushteti, janë kryer në diçka të zakonshme në Shqipëri. 

Madje sa herë ka një situatë të tillë, punonjësit e administratës janë më të shqetësuarit. Përpos problematikave që krijohen për dhjetëra familje të cilët humbasin një burim të ardhurash, kjo situatë krijon edhe kosto në buxhet.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të bësh Ekonomi” thotë se shqetësues mbetet fakti se nga taksat e shqiptarëve paguhet një administratë e dyfishtë.

“Nuk është fenomen i ri largimi nga puna në administratë. Ka patur largime nga puna sa herë ka patur ndërrim pushtetesh. E prapë do të ketë nëse ndërron pushteti. Shumë persona shmangin gjyqësorin dhe marrin pagesat mujore, ka që nga rangjet drejtuese, e deri të sanitarët, rojet, etj.

Në shumicën e rasteve këta persona kanë dalë pa punë me justifikimin ristrukturim i vendit të punës. Pas kësaj bëhet një urdhër i ri, merret dikush me kontratë të pjesshme, dhe bëhet kjo administrata e dyfishtë, që ne e paguajmë nga pagat tona. ka një dëm 30 mln euro të shkaktuar në buxhetin e shtetit, sipas një studimi të BIRN”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068309307098389
array(1) { ["section"]=> string(107) "nderrim-pushtetesh-largim-nga-puna-e-administrates-klodiana-lala-miliona-euro-dem-buxhetit-te-shtetit-74229" }