Ndërrimi i orës në verë dhe në dimër, Komisoni Europian merr VENDIMIN

Publikuar tek: bota, më 09:58 31-08-2018 Ndërrimi i orës në verë dhe në dimër, Komisoni Europian merr VENDIMIN

"Komisioni Europian do të propozojë heqjen e rregullit për ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe të verës”, kështu është shprehur Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

“Njerëzit duan që ne ta bëjmë këtë.” Që këtë të premte Komisioni do të marrë vendimin përkatës. Pastaj e kanë radhën shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, e në fund nuk do të kemi më ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe të verës", tha Juncker në një intervistë për programin e mëngjesit të televizionit gjerman ZDF

Në një sondazh online, ku morën pjesë 4,6 milionë e qytetarëve të BE, shumica janë shprehur për mosndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe atë të verës. 3 milionë pjesëmarrës në sondazh ishin nga Gjermania.

Aktualisht në të 28 vendet anëtare të BE dhe vende të tjera të Europës dy herë në vit kemi ndërrimin e orës. Qëllimi i ndërrimit të orës ka qenë shfrytëzimi më i mirë i dritës së ditës për të kursyer energji, por vlera e vërtetë e kursimit gjithmonë ka qenë e kontestuar.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I ngriti zërin, fermeri mbyll gruan në kutinë e mollëve për 14 ditë
BE e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve, Mogherini: Për sa kohë dy palët janë dakort »
Article Logic
Execution time: 0.012692928314209
array(1) { ["section"]=> string(75) "nderrimi-i-ores-ne-vere-dhe-ne-dimer-komisoni-europian-merr-vendimin-132732" }