Ndërroi jetë në Letoni, Basha ngushëllon familjarët e major Tanushit

Publikuar tek: politike, më 17:42 11-05-2019 Ndërroi jetë në Letoni, Basha ngushëllon familjarët e major Tanushit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar ditën e sotme pranë familjes së majorit Klodian Tanushi, e cila hapi dyert e mortit pas vdekjes së ushtarakut shqiptar.

Basha së bashku me ish-deputetin e Dibrës Xhemal Gjunkshin i shprehën ngushëllime familjarëve dhe vlerësuan majorin e rënë në krye të detyrës.

Klodian Tanushi, u plagos pesë ditë më parë nga shpërthimi i një mine në Letoni.

Tanushi mbeti i plagosur rëndë nga i njëjti shpërthim që i mori jetën edhe nëntetares Zarife Hasanaj.

Ai u dërgua për mjekim në një spital në Letoni, por nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.

Basha-ne-familjen-e-majorit.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11909198760986
array(1) { ["section"]=> string(74) "nderroi-jete-ne-letoni-basha-ngushellon-familjaret-e-major-tanushit-163859" }