Ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare, i jepet sot lamtumira kompozitorit të madh Avni Mula

Publikuar tek: aktualitet, më 11:17 30-10-2020 Ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare, i jepet sot lamtumira kompozitorit të madh Avni Mula

Kompozitorit të madh shqiptar Avni Mula i jepet sot lamtumira. Ai u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, në moshën 92 vjeçare në Tiranë.

Homazhet për Avni Mulën po mbahen në hollin e Universitetit të Arteve në Tiranë, kanë nisur në orën 11.00 dhe do të zgjasin deri në orën 13.00.

Kush ishte Avni Mula

Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Avni Mula është nderuar me dekoratën e Artistit të Popullit të Shqipërisëdhe dekoratën Nderi i Kombit

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën “Kendoj”.

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Jeta E Re Ne Na Pret”.

Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Shprese”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Ne Stadium”

Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 2-të në RTSH me këngën “Degjo O Hane”

Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Valsi I Lumturise”.

Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën “Kënga Zjarr”.

Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën “Nene Moj Do Pres Gershetin”.

Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit”.

Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im”.

Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese”.

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite”.

Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin “Udhetim Ne Pranvere”.

Më datë 2 Shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin “Vajza Me Kaçurrela”.

Në 29 maj të këtij viti ishte dalja e fundit e të madhit Avni Mula në publik. 4 muaj më parë ai mori pjesë në një aktivitet në shkollën 9-vjeçare të muzikës “Servete Maçi” në Tiranë, ku salla e koncerteve mban emrin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Iu gjetën mbi 100 mijë euro në makinë dhe iu bllokuan, Gjykata gjermane i kthen pas 7 muajsh paratë 28 vjeçarit nga Shqipëria
Thyen kasafortën dhe vodhën paratë në një lokal në Kukës, vihen në pranga dy vëllezër »
Article Logic
Execution time: 0.013700008392334
array(1) { ["section"]=> string(93) "nderroi-jete-ne-moshen-92-vjecare-i-jepet-sot-lamtumira-kompozitorit-te-madh-avni-mula-225764" }