Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku i njohur lushnjar Muharrem Xhepexhiu

Publikuar tek: aktualitet, më 18:19 27-10-2020 Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku i njohur lushnjar Muharrem Xhepexhiu Mjeku Muharrem Xhepexhiu

Mjeku i njohur i Lushnjës, Muharrem Xhepexhiu ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ishte i prekur me koronavirus.

64-vjeçari Xhepexhiu është një nga 7 viktimat e raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë.

Mësohet se mjeku Xhepexhiu ka qenë drejtor i qendrës shëndetësore Hysgjokaj dhe prej disa kohësh kishte probleme me mushkritë.

Kujtojmë se po sot ndërroi jetë 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani, e cila punonte si mami në spitalin e Elbasanit, me një eksperiencë 30-vjeçare në këtë profesion.

Edhe Mimoza Toska Zoraqi, specialistja e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, ka humbur jetën nga koronavirusi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KLP cakton Genti Xholin drejtues të prokurorisë së Apelit në Tiranë, bëhen ndryshime edhe në rrethe
Paditet në SPAK për KORRUPSION Kolë Hysenaj, prokurori i “KÇK”-së që 20-fishoi pasurinë dhe u bë pronar hotelesh luksoze »
Article Logic
Execution time: 0.012842893600464
array(1) { ["section"]=> string(75) "nderroj-jete-nga-covid-19-mjeku-i-njohur-lushnjar-muharrem-xhepexhiu-225395" }