Ndërrojnë jetë 2 pacientë me Covid në Kosovë, shkon në 56 numri i viktimave

Publikuar tek: rajon, më 15:37 02-07-2020 Ndërrojnë jetë 2 pacientë me Covid në Kosovë, shkon në 56 numri i viktimave Ilustruese

2 pacientë me Covid kanë humbur jetën në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë një 71-vjecar nga Prishtina dhe një 83-vjecar nga Mitrovica, duke e çuar në 56 numrin e viktimave në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Klinika Infektive e cila bën me dije se dy viktimat kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

“Dje me datë 01.07.2020 në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti F.G. moshës 71 vjeç nga Prishtina me diagnozën Covid 19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, si dhe sot me datën 02.07.2020 në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti F.M. moshës 83 vjeç nga Mitrovica, I cili përpos infeksionit me Covid 19 kishte edhe sëmundje shoqëruese”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096340179443359
array(1) { ["section"]=> string(81) "nderrojne-jete-2-paciente-me-covid-ne-kosove-shkon-ne-56-numri-i-viktimave-212588" }