Ndërrojnë jetë dy të moshuarit që u përplasën nga makina në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 21:28 02-01-2017 Ndërrojnë jetë dy të moshuarit që u përplasën nga makina në Shkodër

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër me pasojë vdekjen e dy të moshuarve të cilët u përplasën nga një automjet.

Pavarësisht transportimit me urgjencë në spital dhe përpjekjes së mjekëve, dy të moshuarit ndërruan jetë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Shtoj i Ri në orën 17:20. Për pasojë kanë humbur jetën shtetasit Fran Luca, 85 vjeç dhe Kol Gjoni, 77 vjeç.

Ata janë përplasur nga mjeti tip “Benz” me targë AA 372 KJ me drejtues Nimet Bilanin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe nga Seksioni i Hetimit të Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit i drejtuesit të mjetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Papa Françesku-klerikëve: Zero tolerancë për priftërinjtë që abuzojnë seksualisht me fëmijët
Flet oficeri i burgjeve: Emiljano Shullazi mban dy celularë me të cilët kërcënon dëshmitarët nga qelia »
Article Logic
Execution time: 0.011193037033081
array(1) { ["section"]=> string(73) "nderrojne-jete-dy-te-moshuarit-qe-u-perplasen-nga-makina-ne-shkoder-64451" }