NDËRRON JETË doktori i njohur i fëmijëve POLIKRON ÇELA

Publikuar tek: aktualitet, më 11:32 11-03-2018 NDËRRON JETË doktori i njohur i fëmijëve POLIKRON ÇELA

Ndahet nga jeta pediatri i famshëm Polikron Çela. Pas një periudhe të vështirë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, doktor Polikroni ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT.

Mjeku pediatër, që u dedikoi një jetë kujdesit të fëmijëve, vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk mundi ta përballonte.

Lajmin e hidhur e jep për miqtë, të afërmit e dashamirësit, vëllai I tij, shkrimtari Mitro Çela, raporton newsbomb.al. “Homazhet do bëhen në hotel “Internacional” në datë 12 mars, afër ish lidhjes së Shkrimtareve, nga ora 10 deri 12.30. Varrimi do bëhet në Sharrë, në datën 12 Mars, në orë 13” lajmëron familja. Doktor Polikron Çela, ishte mjek pediatër dhe që nga viti 1964 kur mbaroi Universitetin e Mjeksisë, kaloi një jetë duke u përkujdesur për fëmijët. “Ndërkohë që të gjithë shkonin nëpër pushime, unë kaloja kohën nëpër spitale” pat deklaruar doktori në një nga daljet e tij publike. Eshtë autor i shumë librave për pediatrinë, që do t’u duhen brezave.

“Në radhë të parë kam sakrifikuar rininë time. Se kur shokët e mi iknin me pushime vere, unë punoja nëpër spitale. Jo vetëm nga dëshira për të punuar, por edhe për të siguruar diçka. Se atëherë nuk kishim. Kam sakrifikuar qetësinë e familjes sime”- Kështu është shprehur doktori i mirënjohur në një nga intervistat e tij televizive, ndërsa sot ka ndërruar jetë në spital në moshën 81-vjeçare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016660928726196
array(1) { ["section"]=> string(61) "nderron-jete-doktori-i-njohur-i-femijeve-polikron-cela-112892" }