Ndërron jetë e moshuara, shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 02:07 26-03-2020 Ndërron jetë e moshuara, shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri Spitali Infektiv

Ka ndërruar jetë një paciente e prekur nga virusi Covid-19 në Shqipëri, duke e çuar në 6 numrin e personave që kanë humbur jetën nga komplikacionete shkaktuara nga ky virus.

Pacientja 71-vjeçare nga Tirana ishte e shtruar prej 7 ditësh në Spitalin Infektiv ku mbahej në terapi intensive dhe me frymëmarrje të drejtuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087869167327881
array(1) { ["section"]=> string(88) "nderron-jete-e-moshuara-shkon-ne-6-numri-i-viktimave-nga-koronavirusi-ne-shqiperi-200101" }