Ndërron jetë foshnja 15 muajshe, babai: Para tre ditësh mjeku i bëri vizitë dhe na dha mjekim për në shtëpi

Publikuar tek: aktualitet, më 11:17 18-04-2017 Ndërron jetë foshnja 15 muajshe, babai: Para tre ditësh mjeku i bëri vizitë dhe na dha mjekim për në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 2:00 të mbrëmjes, ku një foshnje 15 muajshe ka ndërruar jetë në Fllak të Durrësit.

Vogëlushja është paraqitur në orët e para të ditës së sotme, pa shenja jete në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës.

Policia bën me dije se vajza 15 muajshe me iniciale N.A. ishte e shoqëruar me prindërit në momentin që kanë hyrë në urgjncë rreth orës 02:30 të ditës së sotme.

Shefi i pediatrisë, F.Shahini është shprehur se fëmija është dërguar 14 prill në spital me probleme me frymëmarrjen.

Ndërsa babai Kujdes Aga ka treguar se bashkëshortja e tij e ka gjetur të pajetë rreth orës 02:00 vajzën.

“E sollëm para tre ditësh vajzën në spital.  I bëri një vizit mjeku dhe na dha mjekim për në shtëpi. Disa ilaçe ia bleva që atë natë disa të tjera në mëngjes”, është shprehur ai.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet skema e doganierëve të arrestuar, si kaluan “pastër” kamionin me 8 ton drogë nga Maqedonia
Ç’armatosja e shqiptarëve, Komisioni i Sigurisë propozon një tjetër vendim të rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.011066913604736
array(1) { ["section"]=> string(111) "nderron-jete-foshnja-15-muajshe-babai-para-tre-ditesh-mjeku-i-beri-vizite-dhe-na-dha-mjekim-per-ne-shtepi-75549" }