Ndërron jetë foshnja, spitali i Kavajës nuk jep skedën e vdekjes pa bërë autopsinë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 25-01-2020 Ndërron jetë foshnja, spitali i Kavajës nuk jep skedën e vdekjes pa bërë autopsinë Ilustruese

Një foshnjë një muaj e gjysmë ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bago të Kavajës.

Spitali i kavajës ka bërë me dije se foshnja ka ndërruar jetë rreth orës 3:00 të mëngjesit, ndërsa prindërit janë paraqitur në spital rreth orës 7:00. Prindërit ishin paraqitur për të marrë skedën e vdekjes, por spitali nuk ka pranuar ta dorëzojë atë pa mësuar shkakun që foshnja ka humbur jetën.

Trupi i foshnjës është dërguar në murgun e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohert autopsisë për të mësuar shkakun e vdekjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070450305938721
array(1) { ["section"]=> string(88) "nderron-jete-foshnja-spitali-i-kavajes-nuk-jep-skeden-e-vdekjes-pa-bere-autopsine-193088" }