Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm ish-drejtori i Hekurudhës, Genc Alizoti. Alizoti është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare pas një infarkti.
Mësohet se Alizoti ka ndërruar jetë në shtëpinë e një kushëriri në Tiranë.
Genc Alizoti ka mbajtur më parë postin e prefektit të Durrësit, ndërsa vitin e kaluar u dorëhoq nga posti i drejtorit të Hekurudhës në Durrës, pas publikimit të një video-skandali.