Ndërron jetë gruaja më e moshuar në botë në moshën 117 vjeçare

Publikuar tek: bota, më 12:16 01-04-2015 Ndërron jetë gruaja më e moshuar në botë në moshën 117 vjeçare

Gruaja më e moshuar në të gjithë botën ka ndërruar jetë në moshën 117-vjeçare. E moshuara Misao Okawa vdiq nga goditja në zemër në Japoni.

Ajo ka lindur më datë 5 mars të vitit 1898 dhe është kategorizuar nga Rekordet Botërore Guiness në vitin 2013 si njeriu dhe gruaja më e moshuar në botë. Misao ishte shprehur më parë se flinte të paktën 8 orë gjumë natën dhe konsumonte sushi, ushqimin e saj të preferuar. Këto ishin sipas saj sekreti për një jetë kaq të gjatë. Misao u martua me bashkëshortin e saj Yukio në vitin 1919 dhe sëbashku jetuan në Kobe ku kishin edhe një biznes të tyrin.

Mendohet se titullin si personi më i vjetër në botë e mban sërish një japonez, Sakari Momoi, i cili festoi 112 vjetorin në shkurt të këtij viti. Sipas mediave japoneze jetëgjatësia është një trashëgimi e rëndësishme për stilin e jetësës së japonezëve. Ndërsa personi më i vjetër që ka jetuar në të gjithë botën sipa Rekordeve  Botërore Guiness është Jeanne Calment nga Franca, i cili jetoi deri në moshën 122 vjeç dhe vdiq në gusht të vitit 1997.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038722038269043
array(1) { ["section"]=> string(67) "nderron-jete-gruaja-me-e-moshuar-ne-bote-ne-moshen-117-vjecare-7537" }