Ndërron jetë Hugh Hefner, themeluesi i revistës “Playboy”

Publikuar tek: bota, më 07:13 28-09-2017 Ndërron jetë Hugh Hefner, themeluesi i revistës “Playboy”

Ka ndërruar jetë themeluesi i një nga revistave më të njohura erotike “Playboy”.

Hugh Hefner vdiq në moshën 91-vjeçare ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Kaliforni.  

Revista amerikane që ai themeloi është një nga më të suksesshmet në industrinë e revolucionit seksual. Kopertinat e tyre mbanin femra thuajse të zhveshura, ndërsa kujtojmë se me disa prej tyre Hefner ka ndarë edhe shtratin.

Kopja e parë e Playboy u botua në vitin 1953, kur Hefner ishte 27 vjeç. Ajo u bë revista më e shitur e burrave në botë, duke arritur në shtatë milionë kopje në muaj në kulmin e saj. 

hugh-hefner-dead-playboy-founder-88bc2583-1421-4025-bd02-201a0e0d7bc4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrihet “akulli”, Putin në Ankara takon Erdogan
“Facebook kundër meje”, Zuckemberg hedh poshtë akuzat e Trump »
Article Logic
Execution time: 0.011181116104126
array(1) { ["section"]=> string(60) "nderron-jete-hugh-hefner-themeluesi-i-revistes-playboy-93947" }