Ndërron jetë ish kryeministri grek Konstantinos Mitsotakis

Publikuar tek: bota, më 22:53 29-05-2017 Ndërron jetë ish kryeministri grek Konstantinos Mitsotakis

Ish-kryeministri grek dhe një nga politikanët e shquar të vendit, Konstantinos Mitsotakis është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare. Ai është lindur në një familje politikanësh në Hania të Kretës dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike në Universitetin e Athinës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka kryer në Gjermaninë Perëndimore.

Veprimtaria e tij politike 58-vjeçare fillon qysh në vitin 1946, kur zgjidhet për herë të parë deputet me partinë e liberalëve të Venizelosit. Në vitin 1951 emërohet zv.ministër i Financave, ndërsa në 1961-shin zgjidhet deputet me partinë “Unioni i Qendrës”. Pas juntës ushtarake rikthehet përsëri në Parlament në vitin 1977, kësaj here si udhëheqës i partisë së “Liberalëve të Rinj”, që e krijoi vet.

Një vit më vonë hyn në radhët e “Demokracisë së Re” dhe bëhet kryetar i grupit parlamentar të saj. Në vitin 1984 zgjidhet udhëheqës i partisë konservatore, ndërsa në 1990-n kryeministër i Greqisë deri në 1993-shin, kur pasi humbi zgjedhjet dha dorëheqjen. Dy nga 4 fëmijët e tij kanë ndjekur hapat e babait. Dora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme, është një nga politikanet më aktive të konservatorëve, ndërsa vëllai i saj, Kiriakos Mitsotakis, tashmë është udhëheqës i “Demokracisë së Re” dhe sondazhet e fundit parashikojnë se, në rast zgjedhjesh, mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë.//TCH///

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel: Gjermania s’mbështetet dot më te SHBA e Trump dhe Britania jashtë BE
Këto janë 20 qytetet më të rrezikshme në botë, ku jeta nuk “vlen” »
Article Logic
Execution time: 0.011896848678589
array(1) { ["section"]=> string(64) "nderron-jete-ish-kryeministri-grek-konstantinos-mitsotakis-80441" }