Ish-kryetari i komunës Baz në Dibër i ka dhënë fund jetës, duke pirë fostoksinë.
59-vjeçari me inicialet M.K është gjendur në makinën e tij në gjendje kritike për jetën në vendin e quajtur "Rruga Baz" mesditën e sotme nga kalimtarë të rastit.
Mirëpo, fatkeqësisht, Fatmir Kurti (Miri), ka ndërruar jetë gjatë mbëritjes me helikopter në Spital në Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar një kuti cilindrike ku brenda saj u gjetën dy tableta fostoksine, ndërsa ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku që shtyu 59-vjeçarin të marrë këtë vendim.