Ndërron jetë kryeministri i Bregut të Fildishtë pas mbledhjes së kabinetit (SHKAKU)

Publikuar tek: bota, më 13:00 09-07-2020 Ndërron jetë kryeministri i Bregut të Fildishtë pas mbledhjes së kabinetit (SHKAKU) Amadou Gon Coulibaly

Menjeherë pas mbledhjes së qeverisë, ndërron jetë si pasojë e një ataku kardiak kryeministri 61-vjeçar Amadou Gon Coulibaly.

Coulibaly shihej si pasuesi i natyrshëm i presidentit të vendit afrikan.

Kryeministri sapo ishte rikthyer nga Franca për një seri kontrollesh pasi  kishte pasur probleme në zemër, dhe i ishte nënshtruar një operacioni.

 Bregu i Fildishtë, vend në Afrikën perëndimore me pothuajse 20 milionë banorë, është një nga fuqitë më të zhvilluara ekonomikisht të asaj pjese të kontinentit, dhe njihet veçanërisht për prodhimin e kakaos, duke qenë prodhuesi më i madh në botë, kafes dhe frutave, por ka burime domethënëse diamantesh dhe nafte.

Që viti 2011 Bregu i Fildishtë ka pasur stabilitet politik, por komentuesit vendas thonë se vdekja e papritur e Coulibaly mund të destabilizojë sërish vendin.

Presidenti i Bregur të Fildishtë, Ouattara, shpalli "ditën e zizë" pas vdekjes së kryeministrit 61 -vjeçar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0052280426025391
array(1) { ["section"]=> string(88) "nderron-jete-kryeministri-i-bregut-te-fildishte-pas-mbledhjes-se-kabinetit-shkaku-213326" }