Ndërron jetë legjenda amerikane e xhazit

Publikuar tek: bota, më 07:16 13-02-2017 Ndërron jetë legjenda amerikane e xhazit

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare legjenda e muzikës xhaz dhe AL Jarreu.

Lajmi për vdekjen e këngëtarit legjendar që ka fituar shtatë here çmimin Grammy Aëards u njoftua nga menaxheri i tij.

Këngëtari amerikan me repertor të shumëllojshëm nga xhazi tek popi duke përfshirë soulin dhe funkun, vdiq në një spital të Los Anxhelosit disa ditë pasi kishte njoftuar tërheqjen nga skena për shkak të lodhjes, dhe disa orë përpara fillimit të ceremonisë së çmimeve Grammy.

“Prioriteti i tij i dytë më i rëndësishëm në jetë ishte muzika”, deklaroi menxheri i tij Joe Gordon në një komunikatë të publikuar në faqen e internetit të këngëtarit. “Ai nuk kishte një priopritet të tretë. Prioriteti i tij i parë ishte të shëronte dhe të ngushëllonte ata që vuanin”. Lindur më 12 mars 1940 në Milëaukee, Alëyn Lopez Jarreau ishte djali i një pastori dhe i një pianisteje kishe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035055875778198
array(1) { ["section"]=> string(46) "nderron-jete-legjenda-amerikane-e-xhazit-68535" }